Flash

E vranë dhe e dogjën me cigare në Francë, vjen në Shqipëri trupi i Brunilda Kovaçit

Lapsi.al 11 January 2020
E vranë dhe e dogjën me cigare në Francë, vjen në

Ka mbërritur në Shqipëri trupi i 37 vjeçares nga Berati Brunilda Kovaçi, e cila u gjend e vrarë dhe pjesërisht e vdekur më datë 24 dhjetor në afërsi të Kanës.

37-vjeçarja nga Berati punonte si prostitutë në Francë, ndërsa trupi i saj u gjet nga kalimtarët e rastit. Policia arrestoi më pas një të ri që punonte si kamionist me akuzën se e kishte vrarë Brunildën. Në dëshminë para policisë ai deklaroi se një moment e kishte humbur arsyen duke kryer krimin.

Zbulimi i trupit të së ndjerës u bë në zonën e Mougins (Alpes-Maritimes), mëngjesin e Krishtlindjeve.

Viktima, u gjet e zhveshur dhe pjesërisht e djegur me cigare, braktisur në një park në Valmasque, zonë me shumë pak lëvizje.

Policia tha se viktima ishte nga Shqipëria, ndërsa këtë e konfirmoi dhe prokurori Fabienne Atzori: “Gruaja 37 vjeçare, ishte një shqiptare dhe jetonte në zonën pranë vendit të krimit. Ajo ishte nënë e një fëmije në moshë të vogël”, tha ai.

37 vjeçarja nga Berati, nënë e tre femijeve kishte disa vite që jetonte në Francë. Ajo me vete kishte vetëm djalin e vogël 3 vjeç, ndërsa dy fëmijët e tjerë i kishte lënë në Shqipëri.

Të këshilluara

Aksident, vdes biznesmeni i njohur grek

Një biznesmen tepër i njohur në Greqi, Theodoros Nitsiakos humbi jetën në një aksident automobilistik pasi makina e tij doli nga rruga dhe u përplas me një shkë...

14:40

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI