Flash

Vrasja në Paskuqan, porosia e burrit nga burgu: Ruaju nga Erdeti

Lapsi.al 11 January 2020
Vrasja në Paskuqan, porosia e burrit nga burgu: Ruaju nga Erdeti

Paskuqani u trondit nga një krim i rëndë në familje. Erdet Çapoku qëlloi disa herë me një shkop bejzbolli gruan e vëllait të tij Enkeleda Çapoku duke e lënë të vdekur. Krimi i rëndë dyshet se ka si motiv kryesor xhelozinë, pasi bashkëshorti i të ndjerës ndodhet pas hekurave i dënuar me 10 vite burg për trafik lëndësh narkotike.

Gjatë marrjes në pyetje, Erdet Çapoku mësohet të ketë thënë se në momentin e ngjarjes kishte qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe se kunata ishte mjaft gjaknxehtë .

“Me kunatën kemi patur disa keqkuptime në të kaluarën. Ajo ishte ishte shumë gjaknxehtë, nuk flitej me të. Madje m’i ktheu të gjithë njerëzit kundër meje. Jam penduar që e vrava, nuk duhet ta kisha bërë”, mësohet të ketë thënë ai.

Prangosja e Erdetit u bë nga efektivët e komisariatit nr.4., në zonën e Laprakës.

Duket se krimi ishte paralajmëruar, pasi viktima e kishte denoncuar kunatin.

Madje, edhe bashkëshorti i Enkeledës, i cili ndodhet në burg, ishte i frikësuar se i vëllai mund t’u bënte keq gruas e vajzës.

Ai herë pas here i porosiste të afërmit që shkonin ta takonin në burg, që t’i ruanin nusen dhe vajzën nga i vëllai.

Në bisedën e fundit që kishte bërë me autorin e dyshuar, kur ky i fundit ka shkuar ta takojë në burg për t’i dërguar fotografitë e Enkeledës, ai ishte frikësuar edhe më shumë.

Duke qenë se vetë e kishte të pamundur ta mbronte, Elton Çapoku i kishte thënë motrës dhe vëllait tjetër të tij që ta mbanin larg Erdetin nga Enkeleda.

Ndërsa u kishte kërkuar që të mos e lejonin të shkonte më në takim me të në burg, sepse nuk donte që të fliste më me të.

Sipas dëshmive që kanë dhënë vëllai e motra e autorit të dyshuar, kjo mund të jetë një nga arsyet pse Erdet Çapoku ishte acaruar edhe më shumë kohët e fundit, derisa arriti të vriste kunatën.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI