Flash

Rrëfehet 34-vjeçari që vrau kunatën: Nuk më dëgjonte fjalën, por jam penduar

Lapsi.al 10 January 2020
Rrëfehet 34-vjeçari që vrau kunatën: Nuk më

Pak orë pas krimit të rëndë, zbardhet dëshmia e Erdet Çapokut, i cili akuzohet se vrau nusen e vëllait të tij, 30-vjeçaren Enkeleda Çapoku. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 23:40, në Paskuqan. Në gjendje të rënduar psikologjike, Çapoku pohoi se ishte penduar për vrasjen.

“Jam penduar për vrasjen. Nuk duhet ta kisha bërë. Isha i nxehur dhe doja të nxirrja dufin. Me kunatën kam pasur mosmarrëveshje gjithmonë. Ajo nuk më respektonte dhe nuk më dëgjonte. Pasi u përlesha me të, e pashë që po i dilte shumë gjak nga koka dhe ika. U fsheha tek shtëpia e kushëririt në Laprakë derisa erdhi policia. Shtëpia ishte bosh pasi kushëriri jetonte jashte vendit”, - tha ai.

Erdet Çapoku hyri dhunshëm në banesën e kunatës së tij, ku ajo jetonte bashkë me vajzën e saj 18 vjeçe dhe nënën ndërsa bashkëshorti ndodhet në burg i dënuar për trafik droge. Kunati e përndiqte Enkeledën, duke e parë kur ajo shkonte në punë, në një fabrikë këpucësh bashkë me vajzën, dhe duke i bërë fotografi në çdo moment. Fotot ia dërgonte vëllait të tij në burg, duke rritur kështu konfliktin mes familjes.

Gruaja e kishte denoncuar kunatin, duke marrë urdhër-mbrojtje në Komisariatin e Kamzës. Kjo kishte shtuar edhe më shumë përplasjet, duke bërë që ai mbrëmë të futet në banesën e saj, duke shkelmuar derën, dhe duke vrarë Enkeledën në sy të vajzës dhe nënës së saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Arrestohen 17 policë në Durrës

Një aksion i madh i SHÇBA-së në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e 17 policëve. Sipas News 24, prokuroria ka lëshuar 17 urdhër-arreste. Mësohet se policët...

21:06

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI