Flash

Holanda nuk tërhiqet: Jo hapje të negociatave për Shqipërinë

Lapsi.al 9 January 2020
Holanda nuk tërhiqet: Jo hapje të negociatave për

“Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat pa rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Deklarata bëhet nga ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, vend i cili ka vënë veton për hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në rrugën e integrimit. Sipas tij, para se të hapen negociatat, Shqipëria duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

I pyetur në lidhje me veton e Francës, Danimarkës dhe Holandës për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, Blok tha se pavarësisht rezervave pozicioni i vendeve të BE-së është i qartë se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian.

“Ky qëllim përfundimtar është i palëkundshëm”, - tha ministri holandez në një intervistë për gazetën kroate “Jutrnji List”.

Blok ka deklaruar se nga Shqipëria kërkohet angazhim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve është veçanërisht thelbësor. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja të drejtësisë. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria do të duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, - është shprehur.

Ai theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia të vazhdojnë me reformat dhe se Holanda është e gatshme t’i ndihmojë këto vende me sfidat e ardhshme. Ai shtoi se “Këshilli i Evropës do të diskutojë çështjen e Ballkanit, përpara Samitit të majit 2020”, që do të mbahet në Kroaci.

Kroacia mban presidencën e radhës të BE dhe një nga agjendat kryesore të saj është integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI