Flash

Sulmohet me raketë Ambasada Amerikane në Bagdad

Lapsi.al 8 January 2020
Sulmohet me raketë Ambasada Amerikane në Bagdad

Tjetër sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amërikës në Irak. Pas sulmit të një nate më parë një tjetër është ndërmarrë para pak çastesh. Mësohet se 2 raketa “Katjusha” janë hedhur në atë që njihet si “Zona e gjelbër” në Bagdad ku kanë selitë e tyre shumë ambasada mes të cilave edhe ajo e SHBA-ve.

Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurisë për mediat ndërkombëtare. Washington Post shkruan se nuk ka pasur viktima. Menjëherë në ambasadën amerikane janë dëgjuar sirenat e alarmit. Reuters shkruan se njëra nga raketat shpërtheu 100 metra larg murit të ambasadës.

Sulmi vjen pasi Teherani hodhi një duzinë me raketa kundër dy bazave ushtarake me prezencë amerikane, por që nuk shkaktoi viktima mes tyre. Sulmet janë hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI