Flash

Basha: Alibia se fajin e ka sistemi, i shërben propagandës së Ramës

Lapsi.al 8 January 2020
Basha: Alibia se fajin e ka sistemi, i shërben propagandës së

Ndryshe nga kryeministri Rama që nga Vjena  foli për krizë artificiale, kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se vendi është në krizë të thellë politike dhe përgjegjës është vetë kryeministri.

Basha: Vendi është në krizë të thellë politike. Axhenda e Edi Ramës është pushteti i tij personal. Axhenda ime është ekonomia, demokracia dhe mirëqënia e çdo qytetari.Në funksion të kësaj jemi të gatshëm të hedhim çdo hap të nevojshëm për ti dhënë këtë vit një orë e më parë fund krizës së thellë politike ku e ka zhytur vendin Edi Rama dhe qeveria e tij e dështuar.

Duke folur pas takimit me aleatët në selinë blu, Basha komentoi edhe debatet e fundit mbi sistemin zgjedhor.

Basha: Cilido sistemi të zgjidhet, do të dështojë nëse nuk garanton ndarjen e politikës nga krimi.

Sipas Bashës, alibia se fajin e ka sistemi mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës sipas të cilës jemi të gjithë njësoj, sipas të cilës fajin e ka çdokush përveç atij.

Sa i përket konfliktit SHBA-Iran, kryetari i Partisë Demokratike, pati këtë koment:

Basha: Liria dhe demokracia kanë një çmim të lartë. Shqiptarët e kanë kuptuar se pa luftuar për demokracinë ajo rrezikon të zhduket. Unë jam krenar që si Ministës i Jashtëm kam rreshtuar Shqipërië krah NATO-s. Jemi përkrah SHBA dhe vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI