Flash

Basha për reformën zgjedhore: Sistemin e ardhshëm do ta diskutojmë me qytetarët

Lapsi.al 8 January 2020
Basha për reformën zgjedhore: Sistemin e ardhshëm do ta

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur sot aleatët në selinë blu, ku në fokus pritet të jetë Reforma Zgjedhore. Në nisje të takimit, Basha komentoi për mediat situatën politike që po kalon vendi, duke u ndalur konkretisht te ligji elektoral, për të cilin opozita e bashkuar është dakordësuar rreth një drafti.

Basha tha se nuk ka asnjë sistem zgjedhor që sjell ndryshimin në Shqipëri në rast se nuk mbrohet vota e lirë dhe nuk ndëshkohen kriminelët që kanë vjedhur zgjedhjet në Shqipëri. Sipas tij, pa u siguruar vota më parë çdo sistem në Shqipëri do të bëhej shtojcë e propagandës së Ramës.

Kryedemokrati tha se sistemi i ardhshëm zgjedhor do të vendoset pas diskutimeve me qytetarët.

“Ne emer te Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar kam qenë dhe mbetem i hapur për të diskutuar, në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse, bashkë me qytetarët shqiptarë, sistemin zgjedhor që duhet të aplikohet në Shqipëri për zgjedhjet parlamentare.

Nisur nga praktika e keqe e 7 viteve te fundit, une besoj se cilido sistem zgjedhor do të dështonte të rriste cilësinë e përfaqësimit dhe llogaridhënies nëse nuk sigurojmë dot shkëputjen e politikës nga krimi, blerjen e votave me paratë e pista, dhe ndëshkimin nga drejtësia e pavarur të krimeve elektorale.

Pa garantuar këto standarte minimale, fshehja pas alibisë që “fajin e ka sistemi”, është thjesht nje shtojce ne propoganden e Ramës, që ne jemi te gjithe njesoj dhe qe faji është gjithmonë diku tjetër, kur ne fakt eshte ai qe kandidoi persona me rekorde kriminale dhe u kap ne pergjime duke blere votat me krimin.

Unë zgjedh të besoj Bundestagun dhe jo Ramën. Vendi është në një krizë të thellë politike. Këtë shqiptarët e ndjejnë në lëkurën e tyre. Këtë shqiptarët e ndjejnë në mungesën e theksuar të shtetit. Sot janë braktisur mijëra familje. Pushteti i tij personal e ka zhytur vendin në një krize legjitimiteti. Axhenda ime është ekonomia, dinjiteti dhe mirëqenia e çdo shqiptari. Në funksion të kësaj jemi gati të hedhim çdo hap”, tha Basha.

Sa i përket konfliktit SHBA-Iran, kryetari i Partisë Demokratike tha se si minisër i Jashtëm ishte krenar që e rreshtoi Shqipërinë krah NATO-s dhe SHBA-ve.

“Liria dhe demokracia kanë një çmim të lartë. Shqiptarët e kanë kuptuar se pa luftuar për demokracinë ajo rrezikon të zhduket. Unë jam krenar që si Ministës i Jashtëm kam rreshtuar Shqipërië krah NATO-s. Jemi përkrah SHBA dhe vlerave të lirisë dhe demokracisë”, deklaroi Basha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI