Flash

Korçë, 35-vjeçari kapet në banesën e emigrantit duke vjedhur

Lapsi.al 9 January 2020
Korçë, 35-vjeçari kapet në banesën e emigrantit

Një 35-vjeçar në Korçë është arrestuar në kushtet e flagrancës në tentativë për të vjedhur një banesë në lagjen numër katër të qytetit.

Në pranga ka rënë shtetasi L. Sh. Banesa mësohet se është në pronësi të shtetasit P. N., emigrant.

Policia është sinjalizuar nga një qytetar që ka telefonuar në numrin 129 të policisë, duke informuar mbi vjedhjen.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kanë shkuar drejt adresës së raportuar, ku kanë konstatuar në ambjentet e brendshme të banesës, shtetasin L. Sh., 35 vjeç, i cili po tentonte të kryente vjedhje" thuhet në komunikatën e policisë.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin L. SH., i dënuar më parë për vjedhje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI