Flash

Dalin detajet/ Cilët janë 17 të arrestuarit e operacionit “blic” në Durrës

Lapsi.al 9 January 2020
Dalin detajet/ Cilët janë 17 të arrestuarit e operacionit

17 të arrestuar është bilanci i 3 muajve hetime nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit. Mësohet se operacioni është zhvilluar mbrëmjen e së të enjtes me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Durrës dhe Shijak.

Burime nga policia e shtetit thanë se janë vënë në pranga 11 efektivë policie, 2 inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe 4 zyrtarë të tjerë, pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtimet pa leje. Mbi të arrestuarit rëndojnë dy akuza “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion”.

2 zyrtarë të tjerë janë shpallur në kërkim. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) ka qenë prezent në Durrës dhe në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur një hetim për 19 persona, për të cilët janë lëshuar fletë-arrestet. Ende nuk dihen emrat e personave të arrestuar.

Të këshilluara

Arrestohen 17 policë në Durrës

Një aksion i madh i SHÇBA-së në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e 17 policëve. Sipas News 24, prokuroria ka lëshuar 17 urdhër-arreste. Mësohet se policët...

21:06

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI