Flash

Lleshaj: Ka pasur një tentativë për akt terrorist ndaj iranianëve në Manëz

Lapsi.al 10 January 2020
Lleshaj: Ka pasur një tentativë për akt terrorist ndaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka folur sot për kërcënimin e bërë nga Lideri Suprem i Iranit, Ali Kahmenei, i cili hodhi akuza kundër vendit tonë. Në një intervistë të dhënë në emisionin “Kapital” në Vizion Plus, Lleshaj tha se është tentuar të goditen përmes një akti terrorist qytetarët iranianë që janë strehuar këtu dhe shtoi se plani i celulës terroriste është parandaluar në kohë.

“Ka ekzistuar një celulë terroriste: Kjo ka qenë një tentative për të goditur përmes një akti terrorist në Shqipëri, që është parandaluar përmes angazhimit të autoriteteve tona dhe arritëm që në kohën e duhur të parandalojmë një goditje.

Qëllimi ishte për të realizuar një goditje terroriste kundër qytetarëve iranianë që ndodhen në Shqipëri. Nuk po them për vendin, por targeti ishin këta persona, opzoita iraniane, qytetarët iranianë që ndodhen në Shqipëri. Shqipëria nuk i ka pranuar si opozitë politike, por si një grup që ndodhet në kushtet e rrezikut që kishin nevojë për ndihmë. Është fat i mirë që Shqipëria i ka pranuar”, - tha Leshaj.

Më tej shtoi se dëbimi i ambasadorit të Iranit erdhi fill pas marrjes së këtij informacioni për akt terrorist. Po ashtu, ai u shpreh se agjencitë inteligjente në Shqipëri janë të shqetësuara lidhur me aktivitetin e Iranit në vendin tonë.

“Agjencitë tona janë të shqetësuara lidhur me aktivitetin potencial të agjencive të Iranit në Shqipëri, janë në një vëmendje të shtuar sepse nuk përjashtohen mundësitë e interesave negativë iranianë në Shqipëri. Nuk kemi indicie të sakta për përpjekje operative, por kemi shtuar vëmendjen”, - përfundoi ai.

Të këshilluara

Arrestohen 17 policë në Durrës

Një aksion i madh i SHÇBA-së në Durrës ka bërë të mundur arrestimin e 17 policëve. Sipas News 24, prokuroria ka lëshuar 17 urdhër-arreste. Mësohet se policët...

21:06

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI