Pak orë pas mesnatës një zjarr ka pëfshirë spitalin rajonal të Durrësit. Në spital ka pasur edhe pacientë të shtruar të cilët fatmirësisht nuk kanë pasur dëmtime shëndetësore.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës. Pavijoni i Kardiologjisë dhe Nefrologjisë është përfshirë nga flakët.
Menjëherë është bërë evakuimi i personave të shtruar ndërkohë forcat e zjarrfikëses dhe policia ndodhen në vendngjarje për të zbardhur sesi nisi zjarri. Pacientet e shtruar në këto reparte u akomoduan ne ambjentet e tjera.
Spitali i Durrësit nuk ka dalë ende me një informacion zyrtar mbi situatën emergjente të krijuar gjatë orëve të para të ditës së shtunë, ndërsa hetimet pritet të zbardhin më tej incidentin.
Dyshohet se zjarri u shkaktua nga mbingarkesa e rrjetit elektrik nga pajisjet e përdorura për ngrohjen e ambjenteve.
[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2020/01/jvc7a.mp4"][/video]