Flash

Kryemadhi për Ramën: Boll i ngule thika pas shpine Shqipërisë e Kosovës

Lapsi.al 11 January 2020
Kryemadhi për Ramën: Boll i ngule thika pas shpine

Monika Kryemadhi nga qyteti i Elbasanit i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe jo vetëm të ndalë thikat pas shpine ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.

“Nga Elbasani i bëj thirrje jo vetëm Edi Ramës por dhe sponsorizuesve të Edi Ramës, boll me tradhëtitë e tua dhe thikat pas shpine ndaj Kosovës e Shqipërisë. Riktheu në vendin tënd se ky vend të rriti, të pagoi pafundësisht për shkollën, karrierën ekspozitat e tua.  Duaje vendin tënd  në të kundërt nuk do të të dojë asnjë njeri tjetër e do ngelesh pa atdhe e fe."

Kryemadhi ndodhej në Elbasan për të shpërndarë kartat e reja të anëtarësisë për të rinjtë.

Kryemadhi tha se LSI do të trokasë edhe në dyert e socialistëve të zhgënjyer apo të elektoratit gri për të zgjuar ndjejën për të tu bërë thirrje që të marrin fatet e tyre në dorë e të drejtojnë të ardhmen

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI