Flash

Skandal në policinë e Durrësit, mbahet i fshehtë përdhunimi, nuk arrestohet autori

Lapsi.al 11 January 2020
Skandal në policinë e Durrësit, mbahet i fshehtë

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm prangosi 17 efektivë policie në Durrës para dy ditësh. Ata akuzohen për shpërdorim detyre. Në media është raportuar se ata u akuzuan për lejimin e ndërtimeve pa leje.

Por në mesin e akuzave është edhe ajo për mosarrestimin e një personi të akuzuar për përdhunim.

Sipas dosjes hetimore, efektivi i policisë ka pasur dijeni për ngjarjen dhe pasi ka ushtruar kontroll në banesën e të shpallurit në kërkim për përdhunimin, nuk e ka arrestuar.

Bëhet fjalë për specialistin e krimeve, nënkomisarin Ermand Petova, i cili në datën 9 nëntor 2019 ka referuar material hetimor për një person me emrin Sami H., i cili akuzohej nga një vajzë me iniciale V.J, se kishte kryer me forcë dhe pa dëshirën e saj marrëdhënie seksuale në makinën e tij.

Pas disa veprimeve hetimore, Prokuroria ka nisur hetime dhe ka ngarkuar oficerin Petova të Policisë Durrës, të ndjekë rastin konkret, me qëllim arrestimin e këtij personi të akuzuar si përdhunues.

“Më datë 05.11.2019, nga ana e specialistit të krimeve, nënkomisarit E., janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin S., i datëlindjes 25.09.1987, banues në fshatin R., Durrës, me arsim 8 klasë, i papunë, sepse më datë 03.11.2019, ka bërë kallëzim shtetasja V., se në mesin e muajit qershor 2019, në fshatin Rrotull, gjatë rrugës për në shtëpi, në automjet ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj dhe është raportuar se po punohet për kapjen e tij, për veprën penale ‘Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura’. Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 05.11.2019 me kartelë ngjyrë ‘rozë’, pasi akuzohet për veprën penale ‘Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura’. Specialisti i krimeve, E., ka raportuar se ka vajtur për kontroll banese te banesa e shtetasit S., dhe nuk e ka gjetur në banesë. Nga bisedat telefonike me personin në kërkim, rezulton se ka njohje me të dhe është në dijeni se ndodhet në banesë dhe nuk kryen detyrën funksionale për të shoqëruar dhe kryer veprimet procedurale.

Më pas, nën drejtimin e prokurorit u kërkua që të kryhen veprime procedurale për të provuar faktin, por për shkak të njohjes dhe marrëdhënies së OPGJ, E., dhe të dyshuarit S., nuk pati rezultat për provuar veprën penale. Nga transkriptimi i bisedave telefonike rezulton se ka dijeni dhe punonjësi i Policisë P.”, thuhet në dosjen e Prokurorisë së Durrësit.

Të këshilluara

Aksident, vdes biznesmeni i njohur grek

Një biznesmen tepër i njohur në Greqi, Theodoros Nitsiakos humbi jetën në një aksident automobilistik pasi makina e tij doli nga rruga dhe u përplas me një shkë...

14:40

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI