Flash

Alkool dhe ushqime për Shullazin për Vit të Ri, arrestohet gardiani i burgut 313

Lapsi.al 12 January 2020
Alkool dhe ushqime për Shullazin për Vit të Ri, arrestohet

Festa e natës së ndërrimit të viteve nuk ka shkuar siç ishte planifikuar për Emiljano Shullazin.

Më 31 dhjetor është ndaluar një roje i burgut 313, i cili po tentonte të fuste në qelinë e Shullazit disa pije alkoolike dhe produkte ushqimore. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka kallëzuar rojën në fjalë penalisht në prokurori.

Shullazi u dënua nga shkalla e parë e Krimeve të Rënda me 14 vite burg për akuzat e grupit të strukturuar kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Gjyqi i Shullazit vazhdon tashmë në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Gjyqi i Shullazit tashmë është kthyer në një ‘telenovelë’ të pambarimtë me shtyrjen e seancave dhe mungesat e shpeshta të avokatëve, madje dhe prokurorëve e gjyqtarëve.

Të këshilluara

Aksident, vdes biznesmeni i njohur grek

Një biznesmen tepër i njohur në Greqi, Theodoros Nitsiakos humbi jetën në një aksident automobilistik pasi makina e tij doli nga rruga dhe u përplas me një shkë...

14:40

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI