Flash

Vrasësi i kunatës del në gjyq: Nuk mbaj mend çfarë ndodhi

Lapsi.al 12 January 2020
Vrasësi i kunatës del në gjyq: Nuk mbaj mend çfarë

Erdet Çapoku ka pranuar vrasjen e kunatës së tij 2 ditë më parë në Paskuqan, ndërsa gjykata vendosi që ta linte atë në qeli pa afat 34-vjeçarin. Para gjyqtarit Lazer Sallaku, ai është shprehur se nuk e mban mend ngjarjen, por pranoi krimin duke deklaruar se nuk është në gjendje që ta rikujtojë. Çapoku tha se investoi për kunatën dhe mbesën, teksa vëllai i tij ishte në burg për drogë, por ato nuk e kishin mbështetur.

“Unë nuk mbaj mend në lidhje me ngjarjen që kam kryer. Unë kam investuar edhe me të ardhura në lekë për kunatën dhe mbesën time, por ato nuk më kanë mbështetur asnjëherë. Kjo ka qenë edhe mosmarrëveshja që ne kemi pasur me njëri-tjetrin. Nuk jam në gjendje të rikujtoj hap pas hapi se çfarë ka ndodhur atë natë” - tha ai para gjykatës.

Në sallë në momentin e dhënies së vendimit nuk ka pasur asnjë familjar të tij, të cilët e kanë braktisur. Avokati kërkoi 30 ditë burg deri në aktin e ekspertimit të gjendjes së tij mendore, por gjykata e rrëzoi duke pranuar kërkesën e prokurorisë për ta lënë në burg pa afat.

Pas vrasjes Çapoku shkuar në shtëpinë e kushëririt në Laprakë. Derën e shtëpia ia ka hapur vëllai i kushëririt, ndërsa autori i ka thënë që të fshihte biçikletën me të cilën shkoi. Në këtë moment, djali i dajës i ka thënë se ka vdekur kunata, por Erdet Çapoku është shtirur sikur nuk dinte asgjë.

"Uaaa ka vdekur jo?!!!" - mësohet se reagoi 34-vjeçari.

Ndërsa Elton Çapoku, burri i viktimës, pra vëllai i autorit, që ndodhej në burg duket se e kishte parandjerë ngjarjen e rëndë, pasi në një nga vizitat që i kishte bërë i vëllai tjetër Ervini në dhjetor para festave, ai i kishte thënë që: "Me nusen time merrem vesh vetë unë. Nuk ka punë me nusen dhe vajzën time ai (Erdeti) se do të na bëjë ndonjë të pabërë".

Në 9 janar, Erdet Çapoku, në gjendje të dehur, shkelmoi derën në banesën ku jetonte Enkeleda Çapoku, nusja e vëllait të tij së bashku me të ëmën dhe vajzën 17 vjeçe, duke masakruar me thikë e me bishtin e sqeparit 38-vjeçaren. 34-vjeçari akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Të këshilluara

Aksident, vdes biznesmeni i njohur grek

Një biznesmen tepër i njohur në Greqi, Theodoros Nitsiakos humbi jetën në një aksident automobilistik pasi makina e tij doli nga rruga dhe u përplas me një shkë...

14:40

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI