Flash

Vetëvendosje: Baton Haxhiu gënjen për takimet sekrete Thaçi – Kurti

Lapsi.al 13 January 2020
Vetëvendosje: Baton Haxhiu gënjen për takimet sekrete

Lëvizja “Vetëvendosje” thotë se gazetari Baton Haxhiu gënjen kur thotë se Albin Kurti ka pasur takime të gjata sekrete me Hashim Thaçin. Në një përgjigje thënë Gazetës Express, nga Vetëvendosje thonë se Presidenti Thaçi mund ta ketë angazhuar Haxhiun “që ta nxjerrë prej situatës”.

Zyra për media e VV-së thotë se Haxhiu është i gatshëm të gënjejë për ta ndihmuar presidentin Thaçi, i cili, sipas partisë së Kurtit ka dëshmuar se është i pafuqishëm.

“Baton Haxhiu po rren dhe kjo s’përbën lajm. Presidentit më në fund po ia shpjegojnë rolin e vet, që është ceremonial e formal. I zënë ngushtë në këtë pasivitet të sapozbuluar, ka mundësi t’i ketë dërguar letër Baton Haxhiut e t’i ketë kërkuar ta nxjerrë nga situata. Ky i fundit i gatshëm është të gënjejë, në ndihmë të presidentit e kundër Vetëvendosjes. Por dhe ky është provuar që është i pafuqishëm, përballë vendosmërisë për ndryshim”, - ka thënë Arlind Manxhuka nga Zyra për Media e VV-së.

Kurti e Thaçi janë takuar për vetëm 4 minuta me 6 janar, kur fituesi i zgjedhjeve shkoi te presidenti për konsultime rreth formimit të Qeverisë. Kurti nuk ia dha emrin e mandatarit Thaçit, e ky i fundit i shkroi një letër për t’i kërkuar një emër që ta mandatojë për kryeministër. Vetëvendosje këmbëngul se është në dorë të saj të vendosë se kur t’i drejtohet presidentit.

Haxhiu tha këtë të hënë Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në Presidencë për konsultimet për formimin e Qeverisë.

“Z. Thaçi dhe Z. Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë. Ata e dinë se ç’ka kanë folur, unë nuk e di përmbajtjen, por megjithatë janë takuar gjatë. Janë treguar korrekt, nuk e kanë bërë publike”, - ka thënë Haxhiu. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet një makinë në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët pak çaste më parë në Tiranë. Mësohet se mjeti është djegur, teksa ndodhej i parkuar në rrugën Zef Jubani.Paraprakisht dy...

18:46

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI