Flash

Lubonja: Politika shqiptare servile ndaj çdo gjëje që bën Amerika, qoftë edhe gabim

Lapsi.al 13 January 2020
Lubonja: Politika shqiptare servile ndaj çdo gjëje që bën

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” foli ndër të tjera edhe për faktin se në Shqipëri jeton një komunitet muxhahedinësh. Ai tha se muxhahedinët MEK deri më 2012 konsideroheshin si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas tij Shqipëria i ka pranuar ata, për shkak të servilizmit ndaj SHBA-ve.

“Muxhahedinët deri më 2012 konsideroheshin organizatë terroriste. Këta nuk i pranoi Gjermania, Rumania, etj dhe në vend të kësaj, mbështesim çdo gjë që na thonë Amerika. I marrim ne sepse jemi servilë ndaj SHBA-ve. Shto këtu edhe faktin që politikanët tanë janë me shumë probleme në përgjegjësitë e tyre”, - tha Lubonja që theksoi se Shqipëria historikisht ka qenë servile ndaj politikës amerikane kushdo që ka qenë president i SHBA-ve.

“Jam kritik ndaj servilizmit absolut të të gjithë politikës shqiptare ndaj çdo gjëje që bën Amerika, qoftë kur është Obama, Trump etj, pa dallim as ideologjik mes partive, që mua më çon tek një servilizëm ndaj SHBA-ve. Që ta nis tek vrasja e Soleimanit, unë pashë Hillary Klinton që akuzon Trumpin se mund të fusë në luftë Amerikën, që ky po prish të gjitha përpjekjet e administratës së Obamës për të denekluarizuar me Iranin, një njeri që kërkon të na fusë në luftë, që nuk mund t’i jepen butonat e armëve bërthamore.

Kemi një kryeministër që ashtu quhet qendër e majtë, që dikur thoshte se Trump është rrezik për botën, kurse tani nxiton menjëherë ta mbështesë, ndërsa kjo që ka ndodhur i jep të drejtë Hillarit. Kemi një PD që reklamohet si parti e së djathtës që ka partnere partinë e Berluskonit ose të Merkelit, dhe jo të Salvinit, që përshëndeti vrasjen e Soleimanit. Ore këta parti kanë ideologji apo janë thjesht servilizëm. Chomsky e quajti këtë akt si “shpallje lufte”, - deklaroi Lubonja. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet një makinë në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët pak çaste më parë në Tiranë. Mësohet se mjeti është djegur, teksa ndodhej i parkuar në rrugën Zef Jubani.Paraprakisht dy...

18:46

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI