Flash

Dyshimet për spiunazh/ Arrestohet një çift rus, po hynte ilegalisht në Kosovë

Lapsi.al 13 January 2020
Dyshimet për spiunazh/ Arrestohet një çift rus, po hynte

Dy rusë u arrestuan këtë të hënë duke kaluar ilegalisht kufirin Kosovë-Serbi në fshatin Sharpel, në veri të vendit. Sipas medieve lokale policia kufitare i ndaloi ata teksa po udhëtonin me veturë në një rrugë ilegale që shfrytëzohet nga kontrabandistët, për të dalë nga Kosova. Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një automjet me targa malazeze të cilin po e drejtonte një person mashkull, shtetas rus. Sipas policisë në automjet ka qenë edhe një pasagjere, po ashtu shtetase ruse.

Siç raporton Klan Kosova, Igor K. dhe Marina V., po mbartnin me vete në makinë edhe disa pajisje të dyshimta, të cilat kanë të bëjnë me fushën e sigurisë. Për mashkullin e arrestuar strukturat kosovare të sigurisë po dyshojnë se ka edhe përvojë ushtarake. Me veshje të tilla Igori është parë edhe në disa fotografi të publikuara. Momentalisht ata akuzohen vetëm për kalim ilegal të kufirit. Me urdhër të prokurorit dy shtetasve rusë u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Digjet një makinë në Tiranë

Një automjet është përfshirë nga flakët pak çaste më parë në Tiranë. Mësohet se mjeti është djegur, teksa ndodhej i parkuar në rrugën Zef Jubani.Paraprakisht dy...

18:46

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI