Flash

Edhe pas marrëveshjes, Basha përsërit të njëjtin qëndrim: Zgjedhje të lira me Edi Ramën nuk ka

Lapsi.al 16 January 2020
Edhe pas marrëveshjes, Basha përsërit të njëjtin

Kreu i PD, Lulzim Basha tha pas takimit me komisionerin për zgjerim në BE Oliver Varhelyi se zgjidhja e krizës politike në Shqipëri vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Për këtë, ai u shpreh i gatshëm që opozita do të ndërmarrim çdo hap me çfarëdo kosto. Sipas Bashës, marrëveshja për reformën zgjedhore u mundësua nga Bashkimi Evropian.

"Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të paraprirë nga një reformë zgjedhore dhe hapja e negociatave janë dy objektiva madhore në harmoni me njëri-tjetrin.

Në këtë kuadër mirëprita ndihmën e BE që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim si hap i parë për të çuar drejt rivendosjes së demokracisë reale, ku qytetarët dhe jo kriminelet të zgjedhin.

Pa kthyer legjitimitetin e institucioneve kryesore në vend asgjë nuk do të bëjë përpara.

Ne jemi të vendosur ti japim fund krizës politike. Do të bëjmë gjithçka, do të ndërmarrim çdo hap me çfarëdo kosto për të mos vonuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe legjitimitetin e institucioneve si rruga e vetme për ti dhënë fund krizës politike.

Mirëpres sensin e realizimit që do ti kontribuojë kredibilitetit besueshmërisë së procesit të anëtarësimit dhe po ashtu shpreha mbështetjen e opozitës së bashkuar për agjendën e integrimit evropian të vendit për të cilën kemi bërë gjithçka.

Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të 9 kushteve të Bundestagut, në këto 9 kushte opozita ka rolin e vet në vetëm 1 kusht për të cilin ka insistuar prej 4 muajsh dhe më në fund sot ka nisur një proces që i uroj sukses, por është herët për të parë nëse ka vullnet nga pala tjetër. E gjitha pjesa tjetër është detyrë e qeverisë", tha Basha.

Për Bashën, me Ramën nuk ka zgjedhje të lira, pasi për këtë i ka djegur të gjitha mundësitë.

"Edi Rama ka djegur çdo mundësi që të jetë njeri i besueshëm për të zbatuar një reformë zgjedhore, apo për të mbikëqyrur një proces të lirë zgjedhor. Qëndrimi ynë është i pandryshuar, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme", tha Lulzim Basha.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI