Flash

Dosja në SPAK, gati 12 fletë-thirrjet për koncensionin e sterilizimit

Lapsi.al 16 January 2020
Dosja në SPAK, gati 12 fletë-thirrjet për koncensionin e

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit identifikon 12 personat që nga e hëna 20 janarit do të pyeten në lidhje me kontratën koncesionare të sterilizimit, kontratë e denoncuar në SPAK nga nisma "Thurje".

Burime nga SPAK bënë me dije për Report Tv se pas regjistrimit të këtij kallëzimi janë caktuar dy prokurorë të Njësisë së Korrupsionit në SPAK dhe kanë nisur veprimet konkrete.

Të njëjta burime sqaruan se fillimisht do të pyeten personat e kallëzuar nga nisma "Thurje", ata që kanë firmosur kontratën Partneritet-Publik-Privat si dhe përfaqësuesit e kompanisë private përfituese e këtij partneriteti.

Më 23 dhjetor nisma "Thurje" depozitoi në SPAK kallëzimin e parë me anë të së cilit kërkoi hetimin e ish-zyrtarëve të lartë pasi sipas tyre padrejtësisht një shërbim publik me kosto të ulët i ishte kaluar një kompanie private duke harxhuar më shumë para nga buxheti i shtetit.

Ndalur në një bilanc të punës së SPAK dhe gjykatës së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ReportTv ka siguruar shifra se prej 26 dhjetorit 2019 deri më 16 Janar 2020 janë 22 persona të arrestuar për korrupsion.

Por paradoksalisht, kur pritshmëritë e publikut ndaj SPAK e GJKKO janë mjaft të larta për të ndëshkuar të konsideruarit të paprekshmit, rezulton se 22 të arrestuarit janë qytetarë të cilët kanë tentuar të korruptojnë policët rrugorë me vlera nga 1000 deri në 5000 mijë lekë.

Jashtë kamerave prokurorët e SPAK pranuan se ky është një paradoks i ligjit por ata janë të detyruar të kryejnë këto masa e hetime dhe pse normalisht do duhej gjithçka të kryhejë nga prokuroritë dhe gjykatat e rretheve./ Report tv

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI