Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Emiliano Shullazi pushohet nga “puna” si përgjegjës biblioteke

Lapsi.al 16 January 2020
Emiliano Shullazi pushohet nga “puna” si përgjegjës

Të dënuar për krime të rënda që një nga një po lënë qelitë e burgjeve. Rasti i fundit ishte ai i Ergys Kolaverit i cili ishte dënuar në vitin 2017 me 20 vite burg, pasi qëlloi me snajper Gazmir Dacin në burgun e Vaqarit, për shkaqe gjakmarrjeje, por u lirua nga burgu pa ndonjë sqarim. Pak ditë më parë është liruar një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm. Endrit Dokle, anëtar i bandës së Durrësit mori lirinë nga Gjykata e Krujës edhe për shkak të sjelljes së mirë në burg.

Gazeta "Tema" publikon një lajm se Emiljano Shullazi është shkarkuar nga “puna” si përgjegjës në bibliotekën e burgut 313. Duke qenë në “punë”, ai përfitonte 3.9 ditë ulje dënimi në muaj, ndërsa në vit, 46.8 ditë. Por sot, sipas të njëjtave burime, duke parë edhe lirimet e fundit, ai është “pushuar” nga kjo detyrë, për të shmangur ndonjë skandal tjetër, shkruhet në artikull.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI