Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Gjiknuri: Do vijë momenti që do takohen edhe Rama me Bashën

Lapsi.al 16 January 2020
Gjiknuri: Do vijë momenti që do takohen edhe Rama me Bashën

Damian Gjiknuri nuk e përjashton mundësinë e një takimi mes kreut të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama. Pas mbledhjes së parë e Këshillit Politik në kuadër të Reformës Zgjedhore, Gjiknuri tha se do vijë një moment që do ketë takime edhe në nivele më të larta. I ftuar në studion e Abc News, Gjiknuri tha se do vijë një moment që palët do ulen, dhe se Basha ka komplekse për çështje të brendshme.

“Kryeministri e ka bërë ftesën kur ra tërmeti, do të thotë që ai e ka shtrirë dorën. Zoti Basha ka krijuar një kompleks për çështje të brendshme. Unë mendoj se një të ardhme natyrshëm që do vijë një moment që palët të ulen. Ky vend është shumë i vogël për tu ndarë, dhe duhet të ketë një dialog në nivel edhe më të madh”, - tha Gjiknuri mes të tjerash.

Ndërsa i pyetur nëse marrëveshja për reformën zgjedhore do të sjellë zgjedhje të parakohshme, Gjiknuri nuk e beson një gjë të tillë.

“Ne po i bëjmë kodin për zgjedhjet e 2021. Nuk është çështje e kësaj bisede, nuk ka një marrëveshje për zgjedhje të parakohshme. Nëse politika vendos, këtë e zgjedh vetëm mazhoranca. Vetë kryeministri Rama ka thënë zgjedhjet janë në 2021, por na takon ne si mazhorancë që të vendosim kur takojnë zgjedhjet e parakohshme” – tha Gjiknuri.

“Unë vetëm jam mësuar me akuza. Nuk është gjë e mirë. Akuza politike ka mbi çdo politikan. Më gjej një që nuk është i akuzuar. Në rastin tim, nuk kam akuzë penale, nëse fjala tërmet përbën vepër penale. Këtu fatkeqësisht ndodhi edhe tërmeti natyror. Mua nuk më bën përshtypje, jam i gatshëm të ndërtoj ura kompromisi. Kam dëshirë të punoj me të gjithë kolegët, pavarësisht akuzave politike” – tha Gjiknuri për akuzat që i bëhen. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI