Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Ali Ahmeti: Më kanë ofruar ndarjen e Maqedonisë

Lapsi.al 16 January 2020
Ali Ahmeti: Më kanë ofruar ndarjen e Maqedonisë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti konfirmon në një intervistë ekskluzive për ABC News se partia e tij nuk do të bëjë koalicion me ndonjë forcë tjetër politike shqiptare apo maqedonase, por do të hyjë e vetme në zgjedhje. Duke komentuar zhvillimet në Maqedoninë e Veriut, Ahmeti thotë se i ishte ofruar ndarja e Maqedonisë së Veriut në vija etnike, por ai e ka refuzuar.

“Unë kam pasur ofertë për të ndarë Maqedoninë nga drejtues të lartë të këtij shteti më herët. Çdo ndarje e këtij vendi do të ishte e dëmshme, shumë më e dëmshme për shqiptarët, por edhe për maqedonasit. Sepse nuk mund të ndahen gjërat si me thikë. Do mbeteshin minoritete andej dhe këndej. Do kishte dëbime. Do hapeshin plagë të reja. Ne nuk e pranuam ndarjen e Maqedonisë edhe pse na u prezantua nga autoritetet e këtij shteti. Unë ua kam thënë edhe politikanëve maqedonas, se ky është edhe shteti im, sa është edhe i juaji. Dua ta ndërtojmë këtë shtet dhe të mos jem qiraxhi në shtëpinë time, por zot në shtëpinë time. Dua të kem gjuhën dhe simbolet e mia. Në këto i kemi arritur këto.

Kemi universitet, kemi simbolin, kemi gjuhën tonë në Parlament dhe institucione. Nga 75 oficerë dhe nënoficera që kanë qenë deri në 2001 tani janë janë mbi 2 000 në ushtrinë e Republikës së Maqedonisë. Nga 175 polica deri në 2001 tani janë 2 500 punonjës policie. Ende ka punë për të bërë, nuk ka përfunduar. Populli thotë që të mirat nuk kanë fund, ashtu siç nuk kanë fund të këqijat.

Kemi hyrë në këtë rrugë pa paragjykime. Këtë ua kam thënë edhe politikanëve maqedonas që edhe ata do të jenë më të fortë se ne. Kështu mund ta ndërtojmë më të fortë Maqedoninë. Por, jo ata si padron dhe unë si qiraxhi”, u shpreh Ahmeti që thekson gjithashtu se do të ishte mirë që në bllokun e partive shqiptare të kishte pozitë dhe opozitë.

“Mendoj se është ende herët për të bërë koalicione parazgjedhore. Nuk do të ishte e dobishme as për BDI dhe as për shqiptarët. Sepse ende ka gjëra që duhet të qartësohen sa i përket çështjeve të ndjeshme, siç është përfaqësimi I drejt apo ajo e gjuhës. Sa i takon raportit me partitë shqiptare, edhe kjo do të ishte e dëmshme nëse hyjmë me ndonjë prej tyre. Këtu shqiptarët nuk kanë krijuar ende opozitë të mirëfilltë”, u shpreh kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. /abc news

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI