Flash

Flet Meta: Çfarë ndodh nëse më shkarkon Gjykata Kushtetuese

Lapsi.al 7 January 2020
Flet Meta: Çfarë ndodh nëse më shkarkon Gjykata

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur për krizën politike në vend dhe përplasjen e tij me mazhorancën. Në një intervistë për emisionin “Tempora”, Meta tha se nuk është shqetësuar për fatin e tij politik edhe nëse shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Unë flas me sipas Kushtetutës. Kryeministri thotë që kam folur me partnerët. Ne Kushtetutën e kemi bërë së bashku, edhe me partnerët.

Nëse Gjykata Kushtetuese do më shkarkojë mua do të tregojë shkatërrimin e saj. Pse do më shkarkojë? Kam bërë tradhti ndaj atdheut? Më thoni çfarë shkelje kam bërë? Presidenti shkarkohet për shkelje të rënda.

Për shembull, kur vë në dyshim kufijtë e Shqipërisë. Apo edhe të Kosovës se ne i kemi detyrim edhe ata megjithëse ka pasur tentativa. Këtu nuk bëhet fjalë për fatin tim politik.

Nuk i kam marrë asnjë kompetencë askujt. Kriza këtu është artificiale. Shqetësimi im nuk është fati im sepse atë e kam zgjidhur unë. Unë kam problemin që Shqipëria po shpopullohet” - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI