Flash

Mish, plënc, presh dhe gështenja/ Amerikanët habiten me bagazhet e 2 shqiptarëve (FOTO)

Lapsi.al 6 January 2020
Mish, plënc, presh dhe gështenja/ Amerikanët habiten me bagazhet

Mish të njomë, presh, salsiçe, copa plënci... ishin disa nga artikujt që u gjetën nga kontrollorët amerikanë në Aeroportin Ndërkombëtar të Filadelfias muajin e kaluar. Sipas Agjencisë së Doganave dhe Mbrojtjes së Kufijve (CBP), ishte një një qen detektor bujqësor që çoi në zbulimin e produkteve të ndaluara ushqimore në aeroport në 19 dhjetor.

Bëhej fjalë për bagazhet e 2 udhëtarëve nga Shqipëria. Specialistët gjetën 6.2 kilogram mish të një kafshe të egër, salsiçe me mish derri dhe copa plënci të kafshëve të papërpunuar, 2.2 kg presh dhe 2 kilogram gështenja të freskëta. Në gështenja specialistët gjetën dy insekte të gjalla dhe ato vinin një erë e keqe.

Autoritetet thanë se i lanë udhëtarët të vijonin rrugën, por konfiskuan ushqimet që më pas u shkatërruan. Specialistët amerikanë thonë se gjatë festave është e zakonshme që të huajt të sjellin ushqime të çuditshme tradicionale nga vendet e tyre. ©LAPSI.al

Raw Meat, Animal Stomach, More Seized At Philly Airport: Customs-1

Raw Meat, Animal Stomach, More Seized At Philly Airport: Customs-0

Raw Meat, Animal Stomach, More Seized At Philly Airport: Customs-2

 

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI