Flash

Thyen heshtjen babai i shqiptarit të vrarë në Australi

Lapsi.al 6 January 2020
Thyen heshtjen babai i shqiptarit të vrarë në Australi

Alil Musai, babai i Veton Musait, ka folur për herë të parë për vrasjen e djalit të tij së bashku me bashkëshorten, Linditën nga babai i kësaj të fundit, një ditë pas ndërrimit të viteve. Ngjarja ndodhi në Australi, aty ku ata jetonin dhe motivet janë ende të paqarta.

Alil Musai ka thyer heshtjen dhe ka folur për Top-Channel ku shprehet se nusja e djalit nuk kishte marrëdhënie të mira me babain e saj, me të cilin nuk kishte kontaktuar prej 7 vitesh.

“Për ata të dy mund të flas tërë jetën dhe nuk mund të përshkruaj dashurinë dhe sjelljen me njëri-tjetrin. Dua të them se jam babai i 3 djemve, por tani kam vetëm 2. Ëndërroja të kisha një vajzë. Kur erdhi Lindita e ndjeva ngrohtësinë dhe thashë o Zot më hyri një engjëll në shtëpi.

Në familjen tonë kurdoherë ka pasur shaka, qeshje. Babain e Linditës, gjatë 38 vjetëve që jam në Australi e kam takuar dy herë dhe nuk ia kam zgjatur kurrë dorën. Prindërit e Linditës nuk kanë pasur marrëdhënie të mira dhe prej 8 vitesh kanë qenë të ndarë. Lindita nuk ka pasur kontakte me babain për 7 vitet e fundit.

E pyesja Linditën dhe i thosha se “çfarë ka pasur nëna dhe babai mes vete është tjetër gjë”. Vajza më kapi në mjekër dhe më tha shiko në sy: “Më tha çfarë të thonë sytë e mi?”

“Bukuritë e botës thonë” - i thashë. Këta sy tregojnë se personi që më ka dhuruar dashuri je ti dhe do të mbetesh babai im i përjetshëm. Nuk e ka pasur mungesën asnjë për qind se shumë i ka maltratuar (dhunuar) ky njeri.

Atë që më kanë parë sytë mua nuk ia dëshiroj as armikut më të madh. Unë dhe nusja e djalit të madh kemi parë tragjedinë. Ata të dy janë engjëj. Me nënën e Linditës kemi qenë si familje. Arbeni ka qenë si djalë im i katër në këtë familje.

Ju premtova atyre se miqësia jonë do të bëhet edhe më e fortë. Dy ditë përpara se të festonin 1 vjetorin, Vetoni me Linditën ishin tek halla dhe qëndruan 5-6 orë. Me ata jam çdo ditë. Kemi hyrë dhe kemi dalë” – tha Musai.

Të këshilluara

VIDEO/ Dëbora mbulon Qafën e Llogarasë

Nisin reshjet e borës në zonën e Llogarasë. Pritet që në orët në vijim të rritet intensiteti i reshjeve të borës në këtë zonë. Ndërkohë, era e furishme ka përfs...

18:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI