Flash

Kush është socialisti që mundi Kolindën/ Nga kryeministër në këshilltar i Edi Ramës dhe tani President

Lapsi.al 5 January 2020
Kush është socialisti që mundi Kolindën/ Nga

53-vjeçari Zoran Milanović është zgjedhur President i Kroacisë. Në balotazhin e mbajtur këtë diel ai arriti të marrë 54.01% të votave ndërsa rivalja e rij, presidentja aktuale Kolinda Grabar Kitarovic u ndal në 45.99% të votave. Ish-kryeministri socialdemokrat pritet të marrë detyrën në 19 shkurt 2020.

Por kush është Zoran Milanović?

Pas diplomimit në Fakultetin e Drejtësisë në Zagreb, ai filloi punojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme kroate. Ai shërbeu si këshilltar në Misionin Kroat në Bashkimin Evropian dhe NATO në Bruksel nga 1996 në 1999. Po atë vit ai u bashkua me Partinë Socialdemokrate.

Në qershor 2007 ai u zgjodh President i SDP, pas vdekjes së liderit dhe ish-kryeministrit Ivica Račan. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2007, partia e tij doli e dyta dhe nuk ishin në gjendje të formojë një shumicë qeverisëse. Me gjithë humbjen e zgjedhjeve, ai u rizgjodh drejtues i partisë në 2008. Në 2011, Milanović inicioi formimin e koalicionit “Kukuriku”, duke bashkuar 4 parti politike të qendrës së majtë. Koalicioni fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet parlamentare të 2011, me vetë SDP-në duke u bërë partia më e fortë në Parlament. Milanović u bë kryeministër më 23 dhjetor 2011, pasi Parlamenti miratoi kabinetin e tij.

Gjatë qeverisjes së tij u shënua përfundimi i procesit të ratifikimit të hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian dhe mbajtja e një referendumi për anëtarësimin në BE. Kabineti i tij prezantoi ndryshime në kodin e taksave, miratoi një ligj fiskalizimi dhe filloi disa projekte të mëdha infrastrukturore. Milanović mbështeti zgjerimin e të drejtave të çifteve të të njëjtit seks dhe prezantoi Aktin e Partneritetit Jeta.

Por në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në shtator 2016 ai pësoi një humbje befasuese ndaj Milanović njoftoi tërheqjen e tij nga politika. Më pas hyri në biznesin e këshillimit dhe punoi si këshilltar i kryeministrit shqiptar Edi Rama. Vetë Rama i pyetur për këtë çështje nuk e ka mohuar.

“Kroacia është e jashtëzakonshme, është një shembull fantastik i mënyrës se si ta ndjekim këtë ambicie. Zoran është një mik i madh. I kam kërkuar këshillim dhe do t’i kërkoj sa herë ta takoj. Më duhet t’i them se ai është kaq i mirë me mua se asnjëherë nuk është vonë kur jep këshillat e tij” – tha Rama i pyetur nga gazetarët kroatë.

Më 17 qershor të vitit të kaluar, Milanović njoftoi se do të kandidojë për detyrën e Presidentit të Kroacisë. Me fitoren e këtyre zgjedhjeve ai bëhet Presidenti i 5-të i Kroacisë si dhe kandidati i parë presidencial në historinë kroate që mori më shumë vota në raundin e parë të zgjedhjeve sesa një president në detyrë. Ai bëhet personi i dytë në Kroaci që mund një president në detyrë që rikandidon. ©LAPSI.al

Të këshilluara

VIDEO/ Dëbora mbulon Qafën e Llogarasë

Nisin reshjet e borës në zonën e Llogarasë. Pritet që në orët në vijim të rritet intensiteti i reshjeve të borës në këtë zonë. Ndërkohë, era e furishme ka përfs...

18:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI