Flash

FOTO/ Emergjencat: Situatë e pazakontë nga era e fortë, të martën pritet acar

Lapsi.al 5 January 2020
FOTO/ Emergjencat: Situatë e pazakontë nga era e fortë, të

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile thotë se nisur nga situata e pazakontë e erës së fortë gjatë orëve të fundit në disa qarqe të vendit, u bën thirrje qytetarëve, të shmangin qëndrimet në afërsi të pallateve, godinave të larta, pemëve dhe objekteve të rrezikshme. Rënia e sendeve dhe objekteve të ndryshme për shkak të erës përherë e më të fortë, mund të bëhen shkak për aksidente.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, duke nisur nga orët e mesditës se ditës se sotme era ka qenë intensive në vendin tonë me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe drejtim nga kuadrati i veriut. Shpejtësia me e larte e regjistruar ne qytetin e Tiranes me 18m/s. Era intensive do të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit të së hënës me shpejtësi mesatare 5-10m/s dhe hera - herës era fiton intensitet deri në 15-20m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore ka stuhi ere e cila arrijnë shpejtësinë deri ne 25-30m/s. Duke nisur nga orët e mesditës së së të hënës pritet pakësimi gradual i intensitetit të erës me shpejtësi mesatare 5-10m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare zonat luginore te verilindjes dhe juglindjes si dhe zonën e alpeve era do të mbetet intensive deri ne 20-30m/s përsëri me drejtim nga kuadrati i veriut.

Nga e marta era humbet akoma më shume intensitet dhe bëhet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim vijën bregdetare e cila do të arrijë shpejtësi deri ne 15m/s.

Dita më e ftohte parashikohet te jetë mëngjesi i së martës me temperaturat që pritet të arrijnë deri në -10 gradë në zonat malore, -6 në ato te ulëta dhe -1 gradë në ato bregdetare.

Moti i keq ditën e sotme preku edhe pjese të rrjetit elektrik. Dëmet janë shkaktuar kryesisht nga era e fortë. Në foto këputja e fiderit në Selitë të Tirans, pjesë që ka ngelur pa drita. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI