Flash

'Ethe' lufte, ushtria turke zbarkon në brigjet e Libisë

Lapsi.al 6 January 2020
'Ethe' lufte, ushtria turke zbarkon në brigjet e Libisë

Komandanti i Forcave Mbrojtëse të Ushtrisë së Tripolit, Nasir Ammar, i tha “Al Jazeera” se një grup elitar i ushtarëve turq të specializuar në bllokimin e radarëve dhe mbrojtjen ajrore kanë mbërritur në Tripoli.

Të dielën në mbrëmje, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi se dërgimi “progresiv” i ushtarëve turq në Libi ka nisur.

Në Libi “qëllimi ynë është të garantojmë mbijetesën e qeverisë legjitime të Fayez al-Sarraj”.

“Ushtria turke është atje për të garantuar një armëpushim, jo për të luftuar”, dhe për të provuar “të shmangë tragjeditë humanitare,” tha Erdogan në një intervistë televizive.

Ndërkohë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Libi “dënon me forcë përshkallëzimin ushtarak në Tripoli ditët e fundit, përfshirë sulmin në 4 janar nga forcat e lidhura me LNA kundër kolegjit ushtarak Hadaba i cili raportohet se vrau të paktën 30 studentë që ishin trajnuar për të qenë forcë profesionale e sigurisë për kryeqytetin libian.

“Ne dënojmë sulmet e ditëve të fundit kundër aeroportit Mitoli të Tripolit dhe bombardimet në të gjithë infrastrukturën civile të Tripolit dhe lagjeve të banuara, të cilat kanë vrarë dhe plagosur shumë civilë”, thuhej në deklaratën zyrtare.

Të këshilluara

VIDEO/ Dëbora mbulon Qafën e Llogarasë

Nisin reshjet e borës në zonën e Llogarasë. Pritet që në orët në vijim të rritet intensiteti i reshjeve të borës në këtë zonë. Ndërkohë, era e furishme ka përfs...

18:37

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI