Flash

Grabitja tek "Komuna e Parisit", policia vihet në ndjekje të autorit

Lapsi.al 7 January 2020
Grabitja tek "Komuna e Parisit", policia vihet në ndjekje të

Policia është vënë në lëvizje për kapjen e autorit që kreu grabitjen e një pike të dhënies së kredive tek "Komuna e Parisit". Përmes një njoftimi paraprak për mediat, thuhet se grabitësi i maskuar dhe i armatosur ka marrë rreth 50 mijë lekë të reja.

Njoftimi

Rreth orës 18:07, në rrugën “Medar Shtylla”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person ende i paidentifikuar dhe i pa armatosur, ka marrë një sasi parash rreth 50 mijë lekë të reja dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI