Flash

Inter mbetet vetëm me një mesfushor: Conte nxjerr përpara mbrojtësit

Lapsi.al 17 December 2019
Inter mbetet vetëm me një mesfushor: Conte nxjerr përpara

Barazimi në shtesë që morën kundër Fiorentinës i ka bërë dyfish keq Inter, duke parë sa skuadra duhet të paguajë për shkak të kartonëve apo dëmtimeve, e për më shumë akoma në mesfushë, një repart që ishte që më parë i cunguar. Brozovic i skualifikuar, edhe Borja Valero është kthyer me probleme nga Firence: tani Antonio Conte, me shpresën e rikuperimeve të Gagliardini e Candreva që janë të mundshëm por jo të sigurtë, ka vetëm Vecino në 100% të formës fizike.

Pika e marrë në Franchi, i detyron edhe më shumë zikaltrit të marrin tre në ndeshjen e fundit të vitit kundër Genoa, por në Appiano Gentile emergjenca e mesfushës ka marrë një tjetër domethënie, pavarësisht se tekniku bashkëjetonte me të prej kohësh, të paktën që kur u ndal Sensi (që ndoshta do të mund ta marrë në pankinë, por nuk ka kuptim ta rrezikojë pasi e kishte humbur për 2 muaj).

Nëse Borja Valero nuk do tia dalë, e duke patur parasysh se Agoumé nuk është ende gati për të nisur nga fillimi, zgjidhja e vetme do të ishte rikuperimi i Candreva, duke e projektuar Vecino të spostuar në të majtë. Në qendër? Gagliardini, nëse do të arrijë të shtrëngojë dhëmbët, ose zgjidhja Skriniar, që me Sllovakinë ka luajtur shpesh në mesfushë. Në këtë rast mbrojtja do të ishjte e kompozuar nga Godin e De Vrij plùs një mes Bastoni apo D'Ambrosio (nëse nuk luan si krah i djathtë).

Bind më pak një hipotezë e një kalimi në 3-4-3 (me Vecino-Skriniar mesfushorë Biraghi e D'Ambrosio-Candreva në krahë e treshen Politano-Lukaku-Esposito përpara, duke patur parasysh edhe skualifikimin e Lautaro Martinez), duke parë që Conte është i afeksionuar me 3-5-2.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI