Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Juve, Nedved: "Lyon? Nuk mund të ankohemi, çfarë tridhëmbëshi në sulm"

Lapsi.al 16 December 2019
Juve, Nedved: "Lyon? Nuk mund të ankohemi, çfarë

"Mund të ishte më keq, nuk duhet të ankohemi. Pashë përplasje të cilat që pa nisur janë ndjeshëm të nxehta, vitin e kaluar Atletico ishte më e vështirë. Por në fund të shkurt-mars duhet të marrim formën dhe po punojmë për të". Kështu komenton zëvendëspresidenti i Juventus, Pavel Nedved shortin për fazat e nokaut në Ligën e Kampionëve, ku bardhezinjtë do të përballen me Lyon. "Treshja e sulmit e gatshme edhe në Champions League? Është bukur të shohësh Dybala-Cristiano Ronaldo-Higuain duke luajtur së bashku - vijoi ish-futbollisti çek - Dje ata shkuan shumë mirë, unë mendoj se mund të luajnë së bashku nëse ndihmojnë njëri-tjetrin dhe vrapojnë shumë siç bënë, pastaj do të zgjedhë Sarri në bazë të formës, e cila aktualisht është në nivel të lartë".

"Aouar ylli i tyre? Lyon nuk e kam ndjekur pothuajse fare, tani ne do të përpiqemi ta studiojmë - tha Nedved - Çfarë është Champions League këtë vit? Nuk duhet të jetë një obsesion, por një qëllim konkret. Ne ndjehemi mjaft të fortë dhe të barabartë me skuadrat e tjera, në Champions League mjafton që mos t'ju shkojë mirë një herë dhe jeni jashtë. Të synosh vetëm Champions League është e pamundur. Sezoni i Cristiano Ronaldo? Shumë mirë, si e vini në dyshim atë dhe Buffon ... Unë kam qenë gjithmonë shumë i qetë. Kur vjen momenti, dhe të tjerët nuk janë, atyre të dyve nuk iu dridhet qerpiku.. Cristiano është duke dalë nga një problem fizik".

Lyon i Rudi Garcia do të përballet me Juventusin në raundet me nokaut në Ligën e Kampionëve: "Është gjithmonë bukur të luash kundër lojtarëve më të mirë të planetit, Juventus ka një nga mbrojtjet më të mira në Evropë. Jemi të lumtur të përballemi me Cristiano Ronaldo. Pjanic? Lojtar i nivelit të lartë, shumë i fortë teknikisht. Dhe Sarri është një trajner i shkëlqyer me përvojë", janë fjalët e ish-trajnerit të Romës.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI