Flash

Tjetër aksident, vdes një person në Shkodër

Lapsi.al 9 December 2019
Tjetër aksident, vdes një person në Shkodër

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Shkodër-Oblikë. Sipas policisë, në aksident janë përfshirë dy motoçikleta, ndërsa drejtuesi i njërës prej tyre, ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Shkodrës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.12.2019 ora 17:05, në aksin rrugor Shkodër – Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ka patur një aksident rrugor, ku në aksident janë përfshirë dy motorçikleta

Njëri nga drejtuesit e motorcikletës ende i pa identifikuar, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi G. H. 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, i cili po dërgohet në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë. Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI