Flash

Rama e pranon vetë: të prekurit nga tërmeti nuk kanë besim tek qeveria

Lapsi.al 9 December 2019
Rama e pranon vetë: të prekurit nga tërmeti nuk kanë besim

Rama e pranon vetë se shtetasit e prekur nga tërmeti kanë pak besim tek transparenca e qeverisë. Për dy herë me radhë kryeministri duke folur në mbledhjen e komitetit të rindërtimit e ka shprehur në mënyrë të pa ndërgjegjshme këtë. Fillimisht Rama foli se ka qyetetarë mashtrues që duan të përfitojnë nga kjo situatë. Por kur Imami kontributmbledhës Elvis Naçi e ritheksoi këtë, kryeministri i ktheu: "Mirë që e thua ti se për qeverinë mendojnë se do ti shmanget përgjegjësive. Së dyti ai foli për domosdoshmërinë e atyre që kanë troje individuale me shtëpi të prishura për ti liruar ato në emër të planeve të mëdha të rindërtimit. Eshtë mirë që edhe ju të na angazhoheni këtu për të bindur banorët sepse ju jeni të besueshëm" i tha ai.

Në fakt mungesa e besimit tek qeveria po duket edhe në mbledhjen e fondeve. Ndërsa fondacioni i Elvis Naçit deklaroi sot se ka mbledhur afro 7 milionë euro Ministria e Financave që nga data 3 dhjetor ka ndërprerë publikimin e përditshëm të shifrave të donancioneve.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI