Flash

Rekordi i padëshiruar i Liverpool: dy ndeshje në 24 orë, 5500 km distancë

Lapsi.al 9 December 2019
Rekordi i padëshiruar i Liverpool: dy ndeshje në 24 orë, 5500 km

Liverpool është gati të futet në histori edhe pse... nuk do të donte! Për shkak të kalendarit shumë të ngjeshur e mungesës së alternativave, skuadra e Jurgen Klopp do të jetë e detyruar të luajë si Botërorin e Klubeve, ashtu edhe cerekfinalen e Carabao Cup kundër Aston Villa në harkun e 24 orëve. Reds, në fakt, dp të jenë të impenjuar në gjysëmfinale në Katar në 18 dhjetor e kundër Villans në 17: në kupën e Liga do të rreshtohet një skuadër e formuar nga vetëm të rinj.

Vendimi ka ardhur që në fillim të nëntorit, pasi Klopp kishte kërcënuar të tërhiqte skuadrën nga Carabao Cup, duke u ankuar për kalendarin. Pastaj në lojë u futën diplomacitë që nuk kanë mundur të evitojnë impenjimin e dyfishtë në 24 orë, e rreth 5.500 km distancë, port ë paktën kanë siguruar pjesëmarrjen e dy skuadrave njëkohësisht në të dy kompeticionet.

Kjo është komunikata që klubi ka publikuar në 5 nëntorin e kaluar: “Liverpool Football Club mund të konfirmojë që cerekfinalja e Carabao Cup me Aston Villa do të zhvillohet të martën në 17 dhjetor 2019 – lexohet në një komunikatë – Për rrjedhojë, do të përdorim dy skuadra njëkohësisht, me një formacion që do të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube FIFA në Katar e një tjetër në Carabao Cup. Klubi dëshiron të theksojë se, edhe pse ky nuk është skenari ideal ideal, bëhet fjalë për një rezultat të arritur në interes të kompeticionit, klubit e ne vetë, si faktori i vetëm motivues. Duam të falenderojmë EFL për përpjekjet e tyre në gjetjen e një zgjidhje e mund të konfirmojmë se janë diskutuar data alternative, por në fund asnjë nuk është konsideruar e përshtatshme pa kompromentuar programacionin e turneut vetë ose të vendoste në provë të vështirë skuadrën tonë”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI