Flash

Video/ Nuk ka qetësi tek Juventus: Bonucci e Cuadrado kalojnë tek duart

Lapsi.al 8 December 2019
Video/ Nuk ka qetësi tek Juventus: Bonucci e Cuadrado kalojnë tek
Juventus ka humbur ndeshjen e parë në Olimpico, por bashkë me ndeshjen edhe qetësinë. Gjithcka ka shkuar keq për bardhezinjtë në 90 minutat kundër Lazios, por përvec faktit se duhet të ndjekë tashmë Inter dy pikë përpara, bardhezinjtë duhet të administrojnë edhe një carje në dhomat e zhveshjes, dëshmuar nga sherri, që u shmang vetëm me ndërhyrjen e lojtarëve të tjerë, mes Bonucci dhe Cuadrado. Kartoni i kuq, me VAR, për kolumbianin ka humbur qetësinë e Cuadrado, por edhe kapitenit Bonucci, që fillimisht u afrua për të larguar lojtarin e Juventus që protestonte tek arbitrit, por më pas të dy kaluan tek duart: dora e vendosur në gojën e Cuadrado, për ta penguar të ofendonte arbitrin, ka shkaktuar reagimin e fortë të kolumbianit, që ka reaguar duke u kapur nga duart me kapitenin e duke mos i kursyer ofezat mes tyre. Një histori e përsëritur, duke qenë se edhe në tunel, pas ndeshjes së parë të fazës së grupeve, që Juventusi barazoi 2-2 ndaj Atletikos së Madridit, në Champions, pati shkëndija mes Bonucci dhe Cuadrado, duke konfirmuar tashmë se gjërat mes të dyve nuk shkojnë edhe aq mirë.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI