Flash

EMSC: Vijon ulja e pasgoditjeve nga tërmeti. I fundit 2.6 ballë

Lapsi.al 30 November 2019
EMSC: Vijon ulja e pasgoditjeve nga tërmeti. I fundit 2.6 ballë

Qendra Evropiane Mesdhetare e sizmologjisë ka njoftuar se në Shqipëri është ulur numri i pasgoditjeve 24 orët e fundit si dhe magnituda e tyre.

Duke iu përgjigjur një mesazhi të një qytetari, i cili pyet nëse është e vërtetë që prej 6 orësh nuk ka pasur pasgoditje apo nëse aplikacioni i njoftimeve nuk funksionin, EMSC shkruan në Twitter se lëkundja e fundit e regjistruar në rrjetet sizmike, është ajo e rreth tre orëve më parë, me një magnitudë prej 2.6 ballë.

“Nuk kemi asnjë indicie se kjo lëkundje është ndjerë, ose njerëzit janë mësuar dhe nuk raportojnë më për lëkundjet e lehta. Në çdo rast, ky është një lajm i mirë. Duket se shkalla e tërmetit është duke rënë”, thuhet në këtë njoftim zyrtar të EMSC.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI