Flash

Ekspertët nga Zvicra zbresin në terren, bëhet testimi i banesave

Lapsi.al 30 November 2019
Ekspertët nga Zvicra zbresin në terren, bëhet testimi i banesave

Një ekip me 15 specialistë të mobilizuar nga qeveria zvicerane janë në Shqipëri për të ndihmuar vendin me pasojat e tërmetit më të rënde në dekadat e fundit. Ekipi përfshin ekspertë në dy fusha: (1) inxhinierë që vlerësojnë gjendjen e ndërtesave: (2) ekspertë që vlerësojnë nevojat dhe planifikojnë veprimet në përgjigje të tyre.

Në Krujë ekipi ka testuar stabilitetin e disa ndërtesave që kanë qëndruar për të përcaktuar nëse janë të sigurta për jetën e qytetarëve.

“Programi ynë i bashkëpunimit në Shqipëri duhej patjetër të përfshinte një përgjigje ndaj tërmetit tragjik që goditi të martën. Duke parë seriozitetin e gjendjes, qeveri zvicerane zgjeroi përpjekjet duke sjellë misionin e parë me ekspertë, të cilët do të vlerësojnë nevojat, do të japin asistencë të menjëhershme dhe do të propozojnë masa afatgjata pas tërmetit”, tha ambasadori zviceran në Shqipëri, Adrian Maître.

“Zvicra mbështet Shqipërinë jo vetëm në kohë të mira, por edhe në momente të vështira”, tha Sebastian Eugster, udhëheqës i ekipit të misionit zviceran dhe zv. kreu për ndihmën humanitare në Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI