Flash

Berisha: Nuk shkoj në tubimin e Metës në 8 dhjetor në "Qytetin Studenti"

Lapsi.al 25 November 2019
Berisha: Nuk shkoj në tubimin e Metës në 8 dhjetor në

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora pranoi se nuk do të marrë pjesë në tubimin që ka thirrur Presidenti Ilir Meta në datë 8 dhjetor, në sheshin ‘Demokracia’, në qytetin Studenti. Berisha tha se atje do të marrin pjesë qytetarët, por u shpreh “pro” idesë së referendumit.

“Do të binte ndesh në qoftë se Presidenti do kërkonte mbështetjen e opozitës. Ai do t'i humbiste palët. Jo. Nuk mund të shkoj në mitingun e tij. Ai ka ftuar popullin atje. Unë do të ndjek programin e Partisë Demokratike.

Presidenti as që pretendon dhe as që kërkon, me aq sa e dëgjova dhe sa kuptova unë, mbështetjen e asnjë force politike. Ai mendon se thirrja e tij, në interesin më të mirë të qytetarëve që t'i përgjigjen që tu japë atyre të drejtë në vendimmarrje siç e ka Zvicra.

Në Zvicër është populli direkt që vendos në shumicën dërrmuese të çështjeve. Ai e sheh që në një moment kur një njeri ka përqendruar të gjithë pushtetet, kjo histori mund të përsëritet dhe do që të gjithë pushtetet në kuptimin e vendimmarrjes ligjore t'i kalojnë në radhë të parë qytetarëve” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Durrës, vidhet banesa e tre studentëve

Dy persona kanë vjedhur nën kërcënimin e thikës banesën e tre studentëve në lagjen nr. 15, Durrës në Durrës. Një prej autorëve, 22-vjeçari me iniciale S. A.,...

16:32

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI