Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe njëkohësisht kryeministri i ardhshëm i Kosovës është vënë në siklet teksa priste avionin në një aeroport.
Në videon e publikuar online duket një burrë që i afrohet Kurtit dhe pasi bën shqiponjën me duar nis të thërrasë: “Parti Enver! Parti Enver! Parti Enver! Jemi gati kurdoherë. Rroftë kryeministri i Kosovës”.
Kurtit buzëqesh, por duket se është në siklet dhe i bën me dorë që të ulet. ©LAPSI.al