Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Reportazhi i “Le Parisien”: Mafia shqiptare ble vajza të varfra (VIDEO)

Lapsi.al 15 November 2019
Reportazhi i “Le Parisien”: Mafia shqiptare ble vajza të varfra

“Le Parisien” ka botuar një reportazh të plotë të titulluar “Prostitucion në Paris, rrjetet e fuqishme të shqiptarëve janë të gatshëm për gjithçka” ku tregon se si mafiozët shqiptarë, tashmë të riorganizuar, edhe pse të dëbuar 10 vjet më parë nga Franca, po përpiqen të kthejnë sërish prostitucionin shqiptar, madje tashmë në mes të Parisit.

Ajo raporton se policia pariziene ka arritur të shkatërrojë rrjete të prostitucionit shqiptar, që zhvillohej në kryeqytetin e vendit, në Paris. Një duzinë vajzash që ushtronin prostitucion janë riatdhesuar në Shqipëri.

Policia franceze ka zhvilluar bastisjen natën e 12 nëntorit në rrugët e kryeqytetit të Francës, sidomos në zonën e njohur si Porte de Vincennes. Të lodhur nga situata e prostituimit, banorët vendas kishin nënshkruar peticion dhe kishin thirrur policinë që të mos shikonin më akte të turpshme në rrugët pariziene.

"Mafiozët, kryesisht shqiptarë blejnë vajza nga familje të varfra në Shqipëri ose vendet fqinje para se t’i dërgojnë në Evropën Perëndimore" - thuhet në shkrim.

"Gjatë natës, vajzat të zhveshura, të lidhura me zinxhirë, qëndrojnë mes makinave të parkuara, ose në pjesën e bagazhit të një automjeti. Në mëngjes gjejmë kartë-piceta ose prezervativë”, - thotë një grua e moshuar franceze.

Nga fillimi i vitit 1991, kohë kur Shqipëria kaloi nga komunizmi në sistem demokratik, në Francë vepronte një grup që shfrytëzonte për prostitucion 300 deri 600 gra. Sipas “Le Parisien”, shqiptarët tashmë janë duke u riorganizuar, por shton se policia franceze po ndjek rastet me kujdes, për të shmangur këtë fenomen të tmerrshëm, aq më tepër në mes të Parisit. Në qershor, nëntë shqiptarë të përfshirë në një rrjet prostitucioni u arrestuan në Toulouse dhe Auch. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI