Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Berisha zbulon bisedën për Ramën me diplomatin e huaj

Lapsi.al 14 November 2019
Berisha zbulon bisedën për Ramën me diplomatin e huaj

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se në këto 6 vite ndërkombëtarët i kanë dhënë një mbështetje të pamerituar Edi Ramës. Në studion e Abc Neës me Mirela Milorin ish-kryeministri zbardhi bisedën me një zyrtar, të cilit preferoi të mos ia zbulojë emrin, i cili i kishte shkuar në zyrë dhe i kishte thënë se do takonte Ramën.

“Para disa kohësh takoj një njeri që ka qenë në funksione të larta. Do takonte Edi Ramën dhe ai ishte që Shqipërisë t’i hapen negociatat. “Unë do e takoj nesër dhe do më ankohet për Macron dhe unë do i them që ai ka 100% të drejtë”, - më tha. E di çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që nuk ka shtet ligjor”, - tha Berisha.

“Një thirrje do u bëj ndërkombëtarëve që në këto 6 vite i kanë dhënë një mbështetje publike për mua tërësisht të pamerituar Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Shqiptarët këto 6 vite kanë pasur një objektiv më madhorin dhe të themi të vërtetin jetik për ta, integrimin e tyre në BE.

Nuk janë këta ambasadorë dhe deklaratat e tyre që kanë lënë Shqipërinë jashtë ambasadave. Nëse ju shihni të gjitha deklaratat e tyre ato janë për një vend që nuk ekziston në Shqipëri, por për një vend që ekziston në mendjen e sëmurë të Edi Ramës” - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Me sytë katër

PAPARAZZI