Në institucionin e Presidencës u zhvillua mbrëmjen e së enjtes ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës të anëtareve të reja të Gjykatës Kushtetuese. Me dorën në Kushtetutë u betuan anëtaret Fiona Papajorgji, Elsa Toska dhe Marsida Xhaferllari.
Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtaret u betuan para Presidentit me fjalët: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”. Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë të rëndësishme.
[caption id="attachment_474379" align="alignnone" width="1280"]
Elsa Toska[/caption]
Fiona Papajorgji dhe Elsa Toska u zgjodhën nga Kuvendi ndërsa Marsida Xhaferllari nga Presidenti i Republikës. Kjo e fundit nuk njihet nga KED dhe mazhoranca pasi sipas tyre Presienti e dekretoi jashtë afateve kushtetuese dhe se në vend të saj duhet të jetë Arta Vorpsi. Ajo nuk u ftua nga Presidenti për të bërë betimin dhe vendosi të betohej para një notereje. ©LAPSI.al
[caption id="attachment_474380" align="alignnone" width="1280"]
Elsa Toska[/caption]
[caption id="attachment_474381" align="alignnone" width="1280"]
Elsa Toska[/caption]
[caption id="attachment_474382" align="alignnone" width="1280"]
Fiona Papajorgji[/caption]
[caption id="attachment_474383" align="alignnone" width="1280"]
Marsida Xhaferllari[/caption]
[caption id="attachment_474384" align="alignnone" width="1280"]
Marsida Xhaferllari[/caption]
[caption id="attachment_474385" align="alignnone" width="1280"]
Marsida Xhaferllari[/caption]