Flash

Dalin detajet/ Historia e Osamës, 10-vjeçarit shqiptar në kampin Al Hawl të Sirisë

Lapsi.al 13 November 2019
Dalin detajet/ Historia e Osamës, 10-vjeçarit shqiptar në

Quhet Osama Fidani 10-vjeçari shqiptar që ndodhet në kampin famëkeq të Al Haël në Siri dhe që u shfaq në një intervistë në televizionin A2CNN në një reportazh të regjistruar atje. Ai djali i një shqiptari nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut i quajtur Bekim Fidani. 6 vjet më parë ai e mori me vete në Siri.

Me zhdukjen e të atit, Osama ndodhet në kamp me dy vëllezërit e tij Fidanin, 14 vjeç, Advanin 8 vjeç dhe motrën që ka lindur në Siri, Rejani 4 vjeç. Me ta ndodhet vetëm nëna që kërkoi ndihmë për t’u kthyer.

“Me na marrë dikush se kushtet i shikoni vetë në televizor. Sepse nuk rrihet këtu sepse është ftohtë” - tha nëna e 10-vjeçarit. Shtëpia e tyre në qendër të Gostivarit qëndron e mbyllur prej 6 vitesh. Vëllai i Bekimit thotë se e njohu menjëherë Osamën.

“E njoha. Kishte ndryshuar, ishte rritur, Kur ikën nga këtu ishin të vegjël. Ishte rritur ishte bërë i madh. Nga tiparet ka ndryshuar shumë pak. Është ashtu si e mbaj mend unë. U ndjemë shumë mirë, faktin që gazetarët tuaj kishin marrë guximin për të hyrë në atë kamp.

Nga ana tjetër, pasi pamë regjistrime u prekëm në aspektin e kushteve se si jetojnë ata në kamp. Vij gati çdo ditë dhe vizitoj shtëpinë e tyre. Kam shumë mall për ta sa nuk përshkruhet. Mbesa quhet Rejani dhe ka lindur atje”, - tha xhaxhai i fëmijëve Habib Fidani.

Ata kanë edhe një mesazh për Bekimin që mendojnë se mbahet në burg nga kurdët të cilit i drejtohen me fjalët: “Kthehu vëlla se ka kush të pret”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI