Flash

Meta tregon nëse do të kryejë ceremoninë e betimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

Lapsi.al 13 November 2019
Meta tregon nëse do të kryejë ceremoninë e betimit të

Presidenti Ilir Meta u shpreh se është gati të organizojë ceremoninë e betimit për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, por la të kuptohet se Arta Vorpsi nuk njihet prej si gjyqtare në këtë institucion.

Kujtojmë se Vorpsi njihet nga Kuvendi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, por në vend të saj Meta ka dekretuar Marsida Xhaferllarin. Meta tha se nuk mund të detyrojë presidentin një publikim kontrabandë, siç ai cilësoi publikimin në Fletoren Zyrtare të emrit të Arta Vorpsit.

“Jam shumë i qartë për këtë çështje. Kuvendi është i mirëpritur të komunikojë zyrtarisht me institucionin e Presidentit, dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar në respekt të Kushtetutës dhe detyrimeve kushtetuese dhe kjo është një çështje e mbyllur dhe shumë e qartë.

Ju duhet të dini se çfarë publikohet në fletoren zyrtare dhe këto janë me ligj, çdo publikim kontrabandë, padyshim që nuk sjell asnjë detyrim për presidentin në zbatim të detyrimeve të tij kushtetuese”, - tha Meta.

Duket se Meta do të thërrasë për betim vetëm Elsa Toskën dhe Fiona Papajorgjin të zgjedhura nga Kuvendi dhe Marsida Xhaferrllarin që ka dekretuar vetë. Sipas Kushtetutës që anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të marrin detyrën duhet të betohen para Presidentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI