Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Debati LIVE/ Eni Vasili – Klevis Balliut: Kërko falje ose do të nxjerr jashtë

Lapsi.al 14 November 2019
Debati LIVE/ Eni Vasili – Klevis Balliut: Kërko falje ose do të

Debate të forta në emisionin “Open” në Top Channel u bënë mes ish-deputetit të Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe moderators Eni Vasili.

Debati nisi kur u diskutua për dhunën që banorët ushtruan ndaj gazetarit të Top Channel, Andi Bora.

Klevis Balliu tha se nuk u dhunua gazetari por emblema e telvizionit.

“Kjo është dhunë, nuk preket gazetari”, - tha Eni Vasili.

“Ma trego ku është prekur gazetari, është dhunuar televizioni që i ka quajtur shpellarë këto banorë”, - tha Klevis Balliu.

“Jo, kjo është shpifje. Kur e ka thënë që banorët janë shpellarë”, replikoi Vasili.

Eni Vasili u kërkoi banorëvetë kërkojnë falje për dhunën ndaj gazetarit Andi Bora, kërkesë që u pranua nga banorët, por jo nga ish-deputeti Balliu.

“Klevis mos ndërhy, kërko falje për dhunën ndaj gazetarëve, ose do të nxjerr jashtë”, iu drejtua Vasili Balliut.

Ndërhyri edhe analisti Andi Bushati, kur tha: Ajo çfarë shikojmë atje është dhunë ndaj gezetarit. Nuk duhet të ndodhë”.

Pas publicitetit, Klevis Balliu e pranoi se nuk ka pasur një deklaratë të tillë nga Top Channel, ku banorët të jenë quajtur shpellarë.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI