Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Mini- Shengeni/ Arbër Zaimi: Rama dhe Vuçiç do të dështojnë, njësoj si me këmbimin e territoreve

Lapsi.al 15 November 2019
Mini- Shengeni/ Arbër Zaimi: Rama dhe Vuçiç do të

Arbër Zaimi, një nga drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje, e konsideron inisiativën e fundit të kryeministrit Rama për "mini- Shengenin" ballkanik, si një përpjekje për t'i krijuar akses Euroazisë në Adriatik. Reagimi i Zaimit vjen pas një spoti reklamues të çuditshëm, (mund ta shihni në fund të artikullit) që qeveria në Tiranë ka nisur ta shpërndajë lidhur me idenë e "integrimit rajonal" dhe që vetë kryeministri Rama u ka kërkuar vartësve të tij në kabinet e parti ta propagandojnë sa më shumë. 

Zaimi e konsideron këtë lëvizje të Edi Ramës si të gabuar dhe shpreh bindjen se pas dështimit me këmbimin e territoreve, edhe kjo do të jetë dështimi i radhës.

Më poshtë komenti i plotë i Arbër Zaimit:

Është turp çfarë po bën qeveria e Shqipërisë me mini- iniciativat rajonale. Po shpejton për të mbyllur një marrëveshje të keqe me Serbinë, në kohën kur Kosova nuk ka formuar ende institucionet e saj, në kohën kur klasa politike e Kosovës po e kundërshton këtë marrëveshje.

Kryeministri Rama, siç duket, me vendosmëri prej personi që është mësuar të mos ia vërë veshin kujt, po dëshiron me çdo kusht t’i krijojë akses Euroazisë në Adriatik, nëse jo përmes Kosovës, atëherë përmes Maqedonisë Veriore.

Ai nuk dëshiron të lexojë mesazhet e qarta që vijnë nga klasa politike e Malit të Zi dhe e Kosovës, sa i përket marrëdhënieve me Serbinë. Dikur ai shantazhonte BE-në se nëse nuk nis integrimi europian i Shqipërisë do t’i hapej dera “Shqipërisë së Madhe”, mirëpo tani, me papjekuri prej despoti, ai i përgjigjet ndaljes së integrimit europian duke hapur dyer e dritare projektit të Putinit e Duginit, të Euroazisë.

Nuk është për tregti të lirë, se për tregti të lirë është CEFTA. Nuk është për lëvizje të njerëzve, se tashmë Shqipëria ka lëvizje të liberalizuar me Evropën.

Nuk është për Kosovën, sepse në 5 mbledhje të përbashkëta qeveritare janë nënshkruar mbi 70 marrëveshje, dakordime e memorandume mes Shqipërisë e Kosovës, të cilat kanë mbetur vetëm në letër, dhe faj për këtë nuk mban vetëm pala kosovare, siç pretendon paturpësisht Rama tani që qeveritë e shkuara në Kosovë kanë rënë. Rama po përpiqet të stabilizojë konceptin se Kosova e Shqipëria as patate e rrush s’i shesin dot njëra tjetrës pa marrë leje në Beograd.

Rama e Vuçiçi, të dy ish- basketbollistë të pasuksesshëm, po gabojnë në hapa. Kur në basket gabon në hapa, merr faull. Pas dështimit me këmbimin e territoreve, do përjetojnë dështimin e radhës.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2019/11/WhatsApp-Video-2019-11-15-at-13.36.15.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI