Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Përplasja për Kushtetuesen, Meta kallëzim penal për kreun e KED, Ardian Dvorani

Lapsi.al 15 November 2019
Përplasja për Kushtetuesen, Meta kallëzim penal për kreun e

Thellohet përplasja politike dhe ligjore për plotësimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka njoftuar sot se diten e hene do te dorezoje ne Prokurori kallezimin penal per kreun e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi (KED) Ardian Dvoranit.

“Dëshuroj tju bëj me dije vendimin tim si presidenti dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si presidenti i republikës kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i këshillit të emerimeve në drejtësi, kallezim në Gjykatën e Lartë. E akuzoj për këto vepra penale:

1- shpërdorim detyre neni 248 kodit penal

2 -përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.

Baza ligjore Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kallezim përpara Prokurorisë", tha presidenti Ilir Meta gjatë një konference për shtyp.

Baza ligjore Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, kallezim përpara Prokurorisë.

Vetëm dy ditë më parë, Presidenti Meta shpërtheu me tone të larta ndaj kreut të Këshillit Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, ndërsa e konsideroi “ushtar të partisë”.

Në një deklaratë për mediat, Presidenti Meta tha se kreu i KED, në kundërshtim me statusin, “bën lojëra të tilla që të vendosë në pozitë kreun e Shtetit që të shkelë Kushtetutën me pahir”.

“Një mafioz dhe ushtar të verbër të partisë”, e quajti ne fjalen e tij Meta, teksa nje dite me pare, në reagimin e tij, Dvorani theksoi se:

“KED ka ezauruar të gjitha procedurat e verifikimit, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve për të gjitha vendet vakante. Cilido autoritet tjetër, përfshirë organet e emërtesës, kanë detyrimin të respektojnë vendimet e KED në këtë proces. Prandaj, ato janë të detyruar ti përmbahen listave të publikuara per sa i takon renditjes dhe përbërjes së tyre, në këtë rast të dërguara Presidentit dhe Kuvendit”.

Lexo edhe 

Rama, një diktator më shumë me mbështetje amerikane

Në kushtet kur po zvarritet reforma në drejtësi dhe së fundi po përballemi me një tjetër konflikt për ngritjen e Gjykatës Kushteteuse, presidenti Ilir Meta ka deklaruar sot se më këtë veprimtari qytetareve nuk i mbetet gjë tjetër vetëm tre mundësi. Sipas Metës me këtë kapje të drejtësisë, qytetareve u mbetet ose të kapin armët, ose të bëhën në skllevër, ose sipas tij të ikin nga Shqipëria.

“Tani kanë mbetur vetëm tre rrugë nqs Presidenti do pranonte këtë gjë. Ose njerëzit të marrin armët që është dënueshme dhe papranueshme, ose të bëhen skllevër njëpartiak që e kanë provuar 40 vjet, ose të ikin të gjithë jashtë nga Shqipëria… Të gjitha janë të papranueshme, por ato dy të fundit për mua tmerrësisht të papranueshme. Kështu që është detyra e presidentit që të mbrojë këtë proces mjaft të rëndësishëm kushtetues të ndërtimit të Gjykatës Kushtetuese. Presidenti ka qenë mjaft bashkëpunues në këtë proces”, tha Meta

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI