Flash

Rama akuzoi protestuesen për ndërtim pa leje, objekti në fakt i përket vitit 1941

Kryeministri Edi Rama akuzoi një qytetare protestuese si autorja e një ndërtimi pa leje në Durrës, duke insinuuar për hipokrizi. Aktivistja e shënjestruar, Entela Spahivogli, si dhe pamje filmike historike sugjerojnë se ndërtesa që kryeministri e cilësoi si “pa leje” dhe “çiban” në fakt është ndërtuar në vitin 1941.

16:42

Gjykata kthen biznesmenin vlonjat në burg, i biri tregon mesazhet në WhatsApp

Lapsi.al 15 November 2019
Gjykata kthen biznesmenin vlonjat në burg, i biri tregon mesazhet në

Biznesmeni vlonjate Pëllumb Petritaj, i akuzuar për tjetërsim të rreth 100 hektarëve tokë në Zvërnec, është kthyer në qeli pas 6 muajsh hetim në gjendje të lirë. Gjykata e Apelit, pas disa muajsh shtyrje seancash gjyqësore në ngarkim të tij, ka vendosur masën arrest me burg për për 55-vjeçarin duke e anuluar atë “liri me garanci pasurore”.

Arrestimi i tij nga policia është kundërshtuar nga familjarët, të cilët e kanë cilësuar të paligjshëm. Familja ka depozituar një kallëzim penal për treshen e gjyqtarëve, pasi sipas tyre prangosja e 55-vjeçarit është kryer para dhënies së vendimit. I biri i biznesmenit, Amarildo Petritaj, akuzon se urdhri për arrestimin e të atit është kryer para se Gjykata e Apelit të merrte vendim.

“Në orën 11:00 është caktuar seancë gjyqësore ndaj tim eti, avokat i të cilit është caktuar Eduart Vecani. Ndërkohë që po zhvillohej seanca, nga avokati jam njoftuar se nga ana e prokurorit ishte kërkuar ndryshimi i masës së sigurimit në arrest në burg, ndërkohë që nga avokati jam njoftuar për këtë kërkesë të prokurorit, nga ana e forcave të policisë ishte ekzekutuar arresti në burg, në dijeninë time pa u shpallur ende vendimi i Gjykatës.

Pra, nga ana e trupit gjykues është komunikuar me oficerët e Policisë Gjyqësore, duke shkelur fshehtësinë e dhomës së këshillimit dhe nga ana e forcave të Policisë janë kryer veprime në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës, duke kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës.

Sa më sipër provohet nga mesazhet në WhatsApp të ndodhura në telefonin tim dhe seanca e regjistruar në serverët e Gjykatës, ku del mjaft qartë se vendimi është shpallur mbas ekzekutimit të vendimit. Arrestimi është kryer në orën 11:42, ndërsa vendimi është dhënë në orën 11:55″, - shkruan i biri i biznesmenit në kallëzimin ndaj trupës gjykuese.

Pëllumb Petritaj u arrestua në tetor 2018, ndërsa akuza që rëndonte mbi të ishte ajo e falsifikimit të dokumenteve për tjetërsim pronash në bregdet.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI