Flash

“Erdhi një tip e na vodhi gjithcka” Tadic akuzon hapur arbitrin Rocchi: "Shkatërroi ndeshjen"

Lapsi.al 6 November 2019
“Erdhi një tip e na vodhi gjithcka” Tadic akuzon hapur arbitrin

Ajo mes Chelsea e Ajax ka qenë me shumë mundësi ndeshja më e cmendur e vitit, por në fund me shumë se golat e veprimet spektakolare ato që marrin vëmendjen janë polemikat e ai që ka përfunduar nën process është arbitri Gianluca Rocchi. Italiani ka qenë protagionist i një episodi të vecantë që në fakt favorizoi shumë rikuperimin e Blues nga 1-4 në 4-4: karton i kuq i dyfishtë, për dy qendërmbrojtësit e hollandezëve në të njëjtin aksion.

Në harkun e pak sekondave, në mesin e pjesës së dytë, Rocchi përjashtoi Blind e pastaj vlerësoi prekjen me dorë të Veltman si penallti e përjashtoi edhe atë. Një vendim që, kuptohet, nuk i ka kaluar lehtë futbollistëve të Ajax e në vecanti Dusan Tadic, që ka sulmuar ashpër arbitrin: “Ishim më të mirët në fushë e jemi të zhgënjyer, sepse duhet të flisnim për Ajax e lojën e bukur, por nuk mund ta bëjmë sepse erdhi një tip e na vodhi gjithcka”, ishin fjalët e mesfushorit për 'AS'.

"Ishte faull për Blind që mori kartonin e dytë të verdhë, pastaj edhe I dyti i verdhë për Veltman: në jetën time nuk kam parë kurrë një futje të trefishtë, kurrë. E gjitha nisi nga një faull i Pulisic ndaj Blind – vazhdoi Tadic nervoz – Duhet të jemi të tërbuar. Nuk është e mundur. Nuk mund të ndodhë që dikush të vijë e të shkatërrojë ndeshjen në këtë mënyrë”.

Të këshilluara

Video/ Hakimi përmbys Inter në Dortmund

Borussia Dortmund përmbys gjithcka në pjesën e dytë dhe Hakimi shënon golin e tretë në një aksion spektakolar, në kombinimin me Sancho. Marokeni shënoi përballë...

22:39

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI